
Tradita mijëra vjeçare e verës
Verëra të kuqe kulminante nga rrushi Vranç dhe Cabernet Sauvignon, të vjetëruara 9 muaj në fuçi lisi.


Tradita mijëra vjeçare e vreshtarisë
Familja Krasniqi dhe familjet tjera punëtore të Hoçës së Vogël janë të njohur për traditën e krijuar në vreshtari dhe verëtari. Një histori me tokë dhe pasion për punimin e saj, qysh nga kohërat e lashta, Hoçjanët kanë kultivuar hardhinë e rrushit dhe kanë prodhuar verë e raki.
Kantina Zana është kompani që drejtohet nga familja Krasniqi. Është themeluar në shtator 2021 nga vëllezërit Dan dhe Hamz Krasniqi, me bashkëpunimin e enologut të kompanisë z. Fejzullah Berisha.
Më shumëToka, dielli dhe tradita
Pozita Gjeografike
Kantina ZANA ndodhet në Jugperëndim të Kosovës, në fshatin Hoçë e Vogël, në Komunën e Rahovecit, vetëm 20 kilometra larg qytetit antik të Prizrenit.
Klima
Rreth 270 ditë me diell në vit, e bëjnë këtë territor ndër më të mirin në Kosovë e regjion.
Tradita
Familja Krasniqi dhe familjet tjera punëtore të Hoçës së Vogël janë të njohur për traditën e krijuar në vreshtari dhe verëtari. Një histori me tokë dhe pasion për punimin e saj, qysh nga kohërat e lashta, Hoçjanët kanë kultivuar hardhinë e rrushit dhe kanë prodhuar verë e raki.
Rrushi
Filozofia e kompanisë bazohet në përzgjedhjen rigoroze të rrushit vendas, por edhe atij evropian: Vranç, Rrushi i Rahovecit (rrushi i cungut), Cabernet sauvignon, Pinot Noir, Merlot dhe Chardone gjë që forcon lidhjen me territorin të cilit i përket.
Teknologjia
Kompania jonë aplikon teknologji të avancuara në optimizimin e procesit të prodhimit dhe në finalizimin e produkteve. Ne përdorim teknologji italiane dhe evropiane-perëndimore, që nga fillimi i përpunimit të kokrrës së rrushit e deri tek paketimi i shisheve të verës.
Fuçi
Verërat e kuqe kulminante të Kantinës sonë vjetërohen në fuçi lisi (barikë) 225 litërshe të prodhuesit vendas ``Zdrukthtaria Beha-N`` Rahovec.
Axha Sin, Rrezina & Lata








