Historiku

Ballina / Historiku
Familja Krasniqi – foto e vjetër

Kantina ZANA ndodhet në Jugperëndim të Kosovës, në fshatin Hoçë e Vogël, në Komunën e Rahovecit, vetëm 20 kilometra larg qytetit antik të Prizrenit.

Tokat e punuara me kujdes e të mbuluara kryesisht me vreshta në një territor që karakterizohet nga një klimë e përshtatshme për kultivimin e hardhisë së rrushit, me kodrina të një lartësie ideale mbidetare dhe me rreth 270 ditë me diell në vit, e bëjnë këtë territor ndër më të mirin në Kosovë e regjion.

Tokat dhe vreshat tona përbëjnë një peizazh vërtet të veçantë dhe të pasur me histori.

Fshati ynë, si pak nga fshatrat e komunës së Rahovecit e Kosovës ka parcela të gjera me vreshta, të shtrira në dy anët e fshatit në kodrinat që shtrihen nën rrezet e plota të diellit, si fusha e Izbishtit dhe ajo Mejdanit.

Vëllezërit Dan dhe Hamz Krasniqi

Kantina Zana është kompani që drejtohet nga familja Krasniqi. Është themeluar në shtator 2021 nga vëllezërit Dan dhe Hamz Krasniqi, të cilët e udhëheqin kompaninë. Të përkrahur dhe bashkëpunim të drejtëpërdrejtë që nga fillimi i punës së verarisë nga enologu i kompanisë z. Fejzullah Berisha.

Familja Krasniqi dhe familjet tjera punëtore të Hoçës së Vogël janë të njohur për traditën e krijuar në vreshtari dhe verëtari. Një histori me tokë dhe pasion për punimin e saj, qysh nga kohërat e lashta, Hoçjanët kanë kultivuar hardhinë e rrushit dhe kanë prodhuar verë e raki.

Që nga viti 2021

4200 shishe në vitin e parë

Tre lloje të ndryshme verë të kuqe: Vranç, Cabernet Sauvignon dhe Vranç & Cabernet Sauvignon.

Cisternat e inoksit në kantinë

Kantina Zana synon të prodhojë verëra të cilësisë së lartë, kulminante. Në vitin e parë të prodhimit të saj, nxorri vetëm 4200 shishe, verë të kuqe, tre lloje të ndryshme: Vranç, Cabernet Sauvignon dhe Vranç&Cabernet Sauvignon.

E veçanta e kësaj kompanie është ajo e prodhimit të verërave të kuqe të vjetruara në fuçi, falë traditës, e cila e shikon të ardhmen me largpamësi, e forcuar nga një e tashme aktive dhe novatore.

Kompania jonë aplikon teknologji të avancuara në optimizimin e procesit të prodhimit dhe në finalizimin e produkteve. Ne përdorim teknologji italiane dhe evropiane-perëndimore, që nga fillimi i përpunimit të kokrrës së rrushit e deri tek paketimi i shisheve të verës.

Verërat e Kantinës Zana

Filozofia e kompanisë bazohet në përzgjedhjen rigoroze të rrushit vendas, por edhe atij evropian: Vranç, Rrushi i Rahovecit (rrushi i cungut), Cabernet sauvignon, Pinot Noir, Merlot dhe Chardone gjë që forcon lidhjen me territorin të cilit i përket.

Verërat e Kantinës ZANA prezantojnë denjësisht territorin e Anadrinisë, falë përkushtimit dhe aftësisë me të cilën familja Krasniqi çon përpara rezultatin e punës së vazhdueshme dhe të një cilësie të qëndrueshme, që i ka rrënjët në traditën e verës Anadrinase.